E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Serbia përfitoi 18.7 milionë euro nga tregu kosovar brenda shtatorit

Ndaj

Tregu kosovar duket se nuk mund t’i shpëtojë Serbisë. Mallrat “Made in Serbia” mbushin raftet e dyqaneve, duke lënë pas fqinjët e tjerë dhe duke imponuar dominimin e tyre në treg. Shqipëria përpiqet të konkurrojë, por nuk arrin të rivalizojë, ndërsa Maqedonia tregon se është një furnizues serioz.

Serbia vazhdon të mbetet një prej furnizuesve më të mëdhenj të tregut kosovar, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme politike mes dy vendeve.
Të dhënat e fundit doganore për muajin shtator 2025, të siguruara nga Demokracia.com, tregojnë se mallrat “Made in Serbia” kanë hyrë në Kosovë me një vlerë prej 18.7 milionë euro, duke e renditur Serbinë menjëherë pas Maqedonisë së Veriut, e cila ka kryesuar muajin me 19.9 milionë euro.

Në vendin e tretë ka mbetur Shqipëria, me 14.1 milionë euro mallra të importuara në Kosovë, shumë më pak se dy fqinjët e tjerë që duket se e kanë ndarë tregun kosovar mes vete.

Përveç këtyre tre vendeve kryesore, importet nga Bosnja e Hercegovina kanë arritur në 4.5 milionë euro, nga Mali i Zi në 1.47 milionë euro, ndërsa Moldavia mbetet me një vlerë simbolike prej 29 mijë eurosh.

Të dhënat tregojnë se pavarësisht retorikës politike, tregu kosovar mbetet shumë i varur nga produktet serbe dhe maqedonase që nga materialet industriale e ndërtimore, deri te produktet ushqimore dhe ato të përditshme.

Ndërkohë, Shqipëria, megjithëse ka një shkëmbim të rritur gjatë verës, nuk po arrin ta përmbysë balancën tregtare, duke mbetur sërish pas Serbisë.

Të dhënat e fundit doganore për periudhën janar–shtator 2025, të siguruara nga Demokracia.com, tregojnë se Serbia ka furnizuar Kosovën me mallra në vlerë mbi 138.7 milionë euro, duke ruajtur pozitën e saj si një nga furnizuesit më të mëdhenj të tregut vendor.

Në vendin e parë, sipas vlerës së importeve, mbetet Maqedonia e Veriut me 158.5 milionë euro, ndërsa Shqipëria renditet pas Serbisë me 126.3 milionë euro, duke mos arritur ta kapë ritmin e dy fqinjëve të tjerë.

Njohësit e ekonomisë në vazhdimsi kanë paralajmërojnë se kjo varësi nga importet e rajonit, sidomos nga Serbia, është një pasqyrë e ekonomisë kosovare që ende nuk ka gjetur mënyrën për të mbrojtur prodhimin vendor.

Lexo më shumë

Të tjera