Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për certifikimin e operatorëve ekonomikë që dëshirojnë të ofrojnë arka fiskale digjitale për bizneset në Kosovë.
Sipas njoftimit, të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar për t’u certifikuar si ofrues të Sistemit Elektronik Fiskal (SEF) mund të aplikojnë përmes platformës së dedikuar të Administratës Tatimore të Kosovës.
Ky hap konsiderohet i rëndësishëm në procesin e digjitalizimit të shërbimeve fiskale dhe modernizimit të administrimit tatimor, duke mundësuar implementimin e arkave fiskale digjitale për bizneset në vend.
Aplikimi për certifikim mund të bëhet përmes platformës online të publikuar nga institucionet përgjegjëse: https://apps.atk-ks.org/sefaplikimi/