E enjte, 4 Qershor, 2026

Turizmi dhe diaspora shpëtojnë bilancin, jo prodhimi vendor

Ndaj

Bilanci i pagesave i Kosovës ka shënuar përmirësim gjatë tremujorit të parë të vitit, por jo falë industrisë apo prodhimit vendor. Të dhënat tregojnë se sektori i shërbimeve dhe paratë që vijnë nga diaspora vazhdojnë të jenë faktorët kryesorë që amortizojnë deficitin ekonomik, raporton Kujdestari.info

BQK njoftoi se deficiti i llogarisë rrjedhëse deri në fund të marsit 2026 ra në 239.57 milionë euro, ose 22.21 për qind më pak se një vit më parë.

Ndikimin më të madh e pati suficiti i llogarisë së shërbimeve, i cili arriti në 478.21 milionë euro, me rritje prej 17.64 për qind.

Në anën tjetër, të ardhurat dytësore, ku dominojnë remitancat, arritën në 459.61 milionë euro.

Pavarësisht këtij përmirësimi, ekonomia vazhdon të përballet me deficit tregtar mbi 1.27 miliard euro, duke reflektuar dobësinë e sektorit prodhues dhe varësinë nga importi. /Kujdestari.info/

Lexo më shumë

Të tjera