Minimi i Bitcoin-it gjithmonë ka ndjekur ritmin e tregut. Kur çmimi i BTC-së bie, tarifat e transaksioneve ulen ose hashprice dobësohet, presioni te minatorët individualë ndihet më shpejt. Por një periudhë me të ardhura më të ulëta nuk do të thotë se minatorët duhet të ndalen. Me infrastrukturë të qëndrueshme, monitorim të mirë dhe kontroll më të kujdesshëm të kostove, ata mund ta kuptojnë më saktë performancën e pajisjeve dhe të reagojnë më herët ndaj problemeve.
Edhe pas një rënieje prej më shumë se 30% nga niveli më i lartë i vitit 2026, çmimi i Bitcoin-it mbetet ende i fortë krahasuar me ciklet e mëparshme. Megjithatë, të ardhurat e minatorëve janë dobësuar ndjeshëm. Sipas të dhënave të The Block, më 11 qershor 2026 disa tregues kryesorë të të ardhurave nga minimi ishin pranë niveleve më të ulëta të vitit, përfshirë mesataren lëvizëse 7-ditore të tarifave të transaksioneve në Bitcoin, Bitcoin Hashprice Index dhe të ardhurat mujore të minatorëve.
Për minatorët, këta tregues janë shpesh më të rëndësishëm se vetë çmimi aktual i BTC-së. Hashprice tregon sa dollarë fitohen për TH/s në ditë dhe ndikon drejtpërdrejt në fitimin e përditshëm. Kur ky tregues bie, pajisjet më të vjetra ose të gjeneratës së mesme mund të arrijnë në pikën ku të ardhurat vetëm mbulojnë kostot, ose edhe të punojnë me humbje, sidomos kur energjia është e shtrenjtë.
Rënia e tarifave të transaksioneve e ngushton edhe më shumë hapësirën për fitim. Kur tarifat janë pranë niveleve më të ulëta të vitit, minatorët mbështeten pothuajse krejtësisht te shpërblimi fiks i bllokut. Kjo ul edhe pjesën e tarifave në pagesat Full Pay Per Share (FPPS), duke zvogëluar të ardhurat edhe kur fuqia minerike, pra hashrate, mbetet e njëjtë.
Në këto kushte, minatorët individualë përballen me disa sfida njëherësh: fitime më të ulëta, kosto të vazhdueshme për energji dhe hosting, rrezik për të shitur BTC në momente të pafavorshme dhe mundësi për dëmtim të pajisjeve nëse përdoret overclocking për të rritur të ardhurat afatshkurtra.
Prandaj, fokusi duhet të jetë te stabiliteti, efikasiteti dhe menaxhimi i rrezikut. Minatorët mund të përdorin mjete si Binance Earn ose Pool Savings, aty ku janë të disponueshme, për asetet që nuk janë në përdorim aktiv. Po aq e rëndësishme është të ulen rejected shares, të mbahet rrjeti stabil dhe të sigurohet qarkullim i mirë i ajrit, në mënyrë që pajisjet të mos humbin performancë nga nxehtësia.
Binance Pool Mining Dashboard u mundëson minatorëve ta ndjekin performancën në kohë reale dhe t’i dallojnë më herët problemet. Edhe optimizimi i energjisë dhe ftohjes mund të bëjë diferencë: ventilim më i mirë, rregullim i ventilatorëve sipas udhëzimeve të prodhuesit dhe përdorim i energjisë jashtë orëve më të shtrenjta mund të ndihmojnë në uljen e kostove pa dëmtuar funksionimin e pajisjeve.
Binance Pool ofron gjithashtu infrastrukturë globale të qëndrueshme për funksionim më të pandërprerë dhe më pak probleme lidhjeje, tarifa të ulëta dhe transparente, monitorim në kohë reale, menaxhim të nënllogarive dhe mbështetje shumëgjuhëshe 24/7. Përmes ekosistemit më të gjerë të Binance, përfshirë Binance Earn aty ku është i disponueshëm, minatorët mund të kenë edhe mundësi shtesë për të fituar shpërblime nga asetet joaktive
.Minimi mbetet një biznes ciklik dhe periudhat me të ardhura më të ulëta janë të pashmangshme. Për minatorët individualë, qëndrueshmëria varet nga kontrolli i kostove, kujdesi ndaj pajisjeve dhe përdorimi i mjeteve që ndihmojnë në zbulimin e problemeve para se ato të bëhen më të kushtueshme. Binance Pool synon t’i mbështesë minatorët në këtë proces përmes infrastrukturës, monitorimit dhe fushatave të shpërblimit si Super Mine