E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Zjarrëfikësit me paga të ulëta, s’u bë asgjë për t’i rritur ato e as për rrezikshmërinë

Ndaj

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, ka ngritur shqetësime për gjendjen e zjarrfikësve, duke e cilësuar atë si të pakënaqshme dhe të mbetur pas, krahasuar me shërbimet tjera emergjente.

Sipas Bekës, ende nuk është definuar statusi i zjarrfikësve në nivel vendi, ndërkohë që paga dhe koeficienti mbeten më të ulët se të Policisë apo FSK-së.

“Gjendja e përgjithshme e zjarrfikësve nuk është e kënaqshme , ne kemi ngritur shqetësimet për vite e vite me radhë , pra kemi identifikuar problemet, i kemi  adresuar  qeverisë, por deri më tash nuk është bërë zgjidhje, nuk është zgjidhur çështja shembull e statusit të pa definuar të zjarrfikësve në nivel vendi, ende nuk e kemi të definuar qartë , statusin edhe pse atje thuhet që jemi punëtorët publikë’’, tha Beka.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, ka thënë se kjo qeveri vetëm ka degraduar sa i përket zjarrfikësve, por ka përkujtuar gjithashtu se një marrëveshje e rëndësishme për rrezikshmërinë e zjarrfikësve ishte arritur me qeverinë Thaçi më 8 mars 2010.

 

Sipas Bekës edhe pse Ministria e Punëve të Brendshme ka rregulluar strukturën organizative të shërbimit të zjarrfikësve, kjo nuk është shoqëruar me përmirësime në paga, koeficient apo kushte pune.

“Kjo qeveri thuajse s’ka bërë aspak vetëm ka degraduar, një gjë e mirë që e ka bërë është që Ministria e Punëve të Brendshme e ka rregulluar çështjen e strukturës organizative , deri vonë kemi pas vetëm zjarrfikës dhe komandantë, tash kemi struktura prej zjarrfikësit të thjeshtë deri të komandanti, mirëpo paga nuk ka ndryshuar, koeficienti jo rrezikshmërinë e ka hequr kështu që zjarrfikësit nuk janë të kënaqur me qeverinë. Në kohën e qeverisë Thaçi kemi arritur një marrëveshjeje me qeverinë Thaçi është arritur me 8 mars 2010, çështja e rrezikshmërisë’’, tha Beka për Front Online.

Lexo më shumë

Të tjera