E shtunë, 18 Prill, 2026

Qeveria parasheh 867 milionë euro buxhet për komunat në vitin fiskal 2026

Ndaj

Qeveria e Kosovës ka paraparë që për vitin fiskal 2026, buxheti për komunat të arrij në vlerën e 867.6 milionë euro, shkruan Kujdestari.info. 
Sipas ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se rritja e buxhetit për komunat është 320 milionë euro, krahasuar me fillimin e mandatit të tyre.
Mund të jetë një grafik i teksti
Postimi i plotë i Muratit:
Për vitin fiskal 2026, buxheti komunal do të kap shifrën 867.6 milionë euro.
Kjo paraqet një rritje të theksuar në raport me vitin paraprak, ndërsa kur e krahasojmë me fillimin e mandatit, rritja është mbi 320 milionë euro.
Vlen të theksohet se për vitin 2026 është marrë për bazë regjistrimi i fundit i popullsisë, gjë që rezulton me disa komuna me rënie të popullsisë. Megjithatë, si ministri jemi siguruar që asnjë komune të mos i zvogëlohet buxheti dhe të marrë së paku nivelin e njëjtë me vitin 2025, pavarësisht shifrave më të ulëta të banorëve.
Qeveria për komunat!

 

Lexo më shumë

Të tjera