E enjte, 30 Prill, 2026

Pensionet dhe ndihma sociale: Kush humbi e kush fitoi në korrik 2025

Ndaj

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin korrik 2025, të cilat tregojnë lëvizje të dukshme në numrin e përfituesve nga skemat sociale dhe pensionale, shkruan Kujdestari.info.

Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, numri i qytetarëve që marrin ndihmë sociale dhe disa kategori pensionesh ka pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa në disa skema të tjera – si pensionet bazike, ato për fëmijët me aftësi të kufizuara apo për paraplegjikët e tetraplegjikët është shënuar rritje.

Në muajin korrik 2025, krahasuar me muajin korrik 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-22,0%); skema për pensionet e Trepçës (-19,8%); skema e ndihmës sociale (-13,1%); skema për pensionet familjare (-9,1%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-2,2%); skema e pensioneve kontribut-paguesve të moshës (-1,5%); skema e kompensimeve për personat e verbër (-0,1%); skema për veteranët e luftës (-0,5%)”, thuhet ne raport.

 Rritje e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë

 Në muajin korrik 2025, krahasuar me muajin korrik 2024 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (12,1%); skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (11,7); skema e pensioneve bazike të moshës (5,8%);  skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë (6,4%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,0%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (3,7%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (2,0%). /Kujdestari.info

Lexo më shumë

Të tjera