E shtunë, 18 Prill, 2026

Ndahen rreth 1 milion euro për përfituesit nga subvencionimi për efiçiencë të energjisë

Ndaj

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar bartjen e 904 mijë eurove nga Pako për përballje me krizën energjetike, pasi më parë kishte pranuar mjetet nga Bashkimi Evropian për ta përmbyllur me sukses disbursimin e fondeve në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023).

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Ministrisë së Ekonomisë.

Ministria e Ekonomisë dhe Fondi i Kosovës pёr Efiçiencё tё Energjisë do të ndërmarrin hapat e mëtejmë për këto procese në kohën më të shkurtër të mundshme”, thuhet në njoftim.

Sipas ME-së, prej vitit 2022, fillimisht përmes masave të Ministrisë së Ekonomisë e tutje me mbështetje të Bashkimit Evropian, janë përkrahur mbi 43 mijë familje dhe biznese me mbi 19.6 milionë euro, duke ulur kostot e energjisë dhe përmirësuar kushtet e jetesës në mbarë vendin.

“Ministria e Ekonomisë, falënderon Bashkimin Evropian për partneritetin e vazhdueshëm dhe besimin që e bën të mundur realizimin e programeve të tilla, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë

Të tjera