E premte, 17 Prill, 2026

Ekonomistët: Remitencat nga jashtë, minë me sahat për ekonominë e Kosovës

Ndaj

Eksperti i ekonomisë, profesori Florin Aliu, vlerëson se remitencat janë si “minë me sahat” për ekonominë e  Kosovës.

Aliu ka thënë se Kosova daljen e euros jashtë vendit, e kompenson kryesisht me remitenca që vijnë nga jashtë.

“Bilanci tregtar, importet më tepër se eksportet, nënkupton se vazhdimisht ke dalje të eurove jashtë vendit. E qysh e kompensojmë ne këtë? Me remitenca që vijnë, edhe një pjesë jo shumë signifikante, thuajse e parëndësishme, nga eksportet…Remitencat për shumë vite kanë qenë mbi 1 miliard euro, bazuar në rrugët zyrtare. Pjesa tjetër, duke hamendësuar, shkon afro 1.8 miliard. Kjo për mendimin tim, është një minë me sahat për ekonominë tonë”, ka thënë Aliu në “Konfront” të KTV-së.

Aliu ka thënë se remitencat nuk janë të hyra siç i ka Shqipëria nga turizmi.

Lexo më shumë

Të tjera