E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Dogana konfiskon barna të kontrabanduara në barnatore dhe banesa private

Ndaj

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë sot një aksion në Ferizaj, pas pranimit të informatave nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola të Republikës së Kosovës.

Aksioni është zhvilluar në dy barnatore dhe dy banesa private, ku gjatë kontrollit është zbuluar një sasi e konsiderueshme e barnave të kontrabanduara nga vende të ndryshme.

Sipas njoftimit të Doganës, këto barna ishin të strehuara në kushte të papërshtatshme për ruajtje, duke paraqitur rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.

Për rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe, me urdhër të Prokurorit, është duke u intervistuar pronari i barnatoreve nga zyrtarët e Hetuesisë së Doganës së Kosovës.

Doganat e Kosovës kanë theksuar përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në luftën kundër kontrabandës dhe në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

https://www.facebook.com/share/r/1HtDtDaqi6/?mibextid=wwXIfr

Lexo më shumë

Të tjera