E premte, 17 Prill, 2026

Çmimi i rrymës në korrik iu trefishua bizneseve

Ndaj

Bizneset që u detyruan të dalin në tregun e lirë të energjisë në korrik janë faturuar me rreth 200 euro për megavat, çmim trefish më i lartë sesa me furnizim të rregulluar. Nga KEK-u dhe ZRRE-ja kanë heshtur rreth kësaj. E Oda Ekonomike dhe Shoqata e Prodhuesve paralajmërojnë se ky trend rrezikon mbylljen e fabrikave dhe humbjen e mijëra vendeve të punës.

Rreth 200 euro për një megavat energji kanë paguar gjatë korrikut bizneset që u detyruan të dalin në treg të lirë të energjisë.

Faturat që pranuan, sipas tyre, janë trefish më të larta sesa në periudhën kur furnizoheshin me çmime të rregulluara.

Shaqir Palushi, pronar i njërit prej bizneseve që ka dalë në treg të lirë të energjisë, ka thënë se fatura për korrik është tri herë më e lartë se ajo e majit.

Sipas një fature që ka siguruar KOHA, për 21 mijë kilovatë të konsumuar në korrik, një biznes u faturua me 4,422 euro, apo 201 euro për një megavat.

Në qershor, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një postim në rrjetet sociale kishte thënë se çmimi mesatar i siguruar përmes bursës ALPEX është 64.55 euro për megavat, duke kërkuar nga bizneset që të lidhin kontrata për furnizim.

Lexo më shumë

Të tjera