E shtunë, 18 Prill, 2026

450 euro për një shampanjë në Hardh Fest

Ndaj

Festivali i Rrushit dhe Verës në Rahovec, i cili u mbajt për tre ditë, solli muzikë, atmosferë dhe degustime verërash.

Por kujdesi i qytetarëve për portofolin nuk është i tepruar, një vëzhgim i kujdesari.info ka zbuluar se çmimet e pijes kanë qenë tejet të larta, veçanërisht për verërat dhe shampanjat e famshme.

Për shembull, një shampanjë Dom Pérignon ka kushtuar plot 450 euro, ndërsa Moet Brut dhe Moet Ice u shitën për 200 dhe 250 euro secila. Çmimet për pijet e forta nuk mbeten prapa: Gin Hendrick’s 160 euro, Jägermeister 140 euro.

Edhe pse birrat lokale nuk munguan, një gotë birrë nisi nga 3 euro, duke treguar diferencën e madhe me pijet luksoze.

Ky festival i njohur për verërat e tij cilësore nuk ishte vetëm një festë e shijshme, por edhe një sfidë për xhepat e vizitorëve. Kujt do t’i shkonte ndërmend që një festë e rrushit të shoqërohej me çmime të tilla për shampanjat më të njohura në botë?/Kujdestari.info/.

Lexo më shumë

Të tjera