E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Rëndohet jeta e qytetarëve: Çmimet e konsumit u rritën për 4,5%

Ndaj

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në Kosovë ka shënuar rritje mesatare prej 4,5 për qind në gusht 2025, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar

Jeta e qytetarëve të Kosovës po bëhet edhe më e shtrenjtë. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në gusht 2025 ka shënuar rritje mesatare prej 4,5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Ndërkohë, vetëm krahasuar me korrikun 2025, inflacioni mujor është rritur për 0,5%, shkruan Kujdestari.info.

Çfarë u shtrenjtuar më së shumti?

Çmimet kanë prekur më shumë produkte bazë dhe shërbime të domosdoshme për qytetarët:

  • Energjia elektrike +17,1%

  • Pemët +16,6%

  • Mishi +12,4%

  • Perimet +9,7%

  • Qumështi, djathi dhe vezët +8,2%

  • Shërbimet hoteliere +8,2%

  • Shërbimet shëndetësore ambulatore +7,3%

Ku pati ulje?

Megjithatë, disa çmime kanë rënë:

  • Biletat e fluturimeve -7,8%

  • Lëndët djegëse të ngurta (dru, pelet etj.) -4,1%

  • Karburantet dhe lubrifikantët -3,2%

Rritja mujore

Në krahasim me korrikun, inflacioni u rrit me 0,5%, i ndikuar kryesisht nga biletat e fluturimeve, qumështi dhe produktet e tij, si dhe perimet sezonale.

  • Inflacioni vjetor: +4,5%

  • Inflacioni mujor: +0,5%

Çmimet në rritje po rëndojnë edhe më shumë jetesën e qytetarëve, të cilët tashmë përballen me kosto të larta të energjisë, ushqimit dhe shërbimeve bazë.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,5 %  në muajin Gusht 2025 krahasuar me muajin Gusht 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: energjia elektrike (17,1%), pushime të organizuara (17,1%), kafja, çaji dhe kakao (16,7%), pemët (16,6%), mishi (12,4%), mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale të transportit (10,7%),  shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (10,4%), perimet (9,7%), vajrat dhe yndyrnat (8,6%), shërbimet hoteliere (8,2%), qumështi, djathi dhe vezët (8,2%), shërbimet ambulantore (7,3%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (6,3%), pijet alkoolike (6,2%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,7%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,3%), shërbimet financiare (5,2%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (4,9%), buka dhe drithërat (4,7%), kujdesi personal (4,6%), peshqit (4,1%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (3,9%), prodhimet ushqimore (3,6%), furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5%), duhani (3,4%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (3,3%), gjërat personale (3,1%), këpucë (3,1%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (2,1%), veshje (2,1%), transporti rrugor i pasagjerëve (2,0%) dhe mobilje dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (1,6%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4,9 për qind në IHÇK-it.”

Rritja vjetore: Gusht 2025 / Gusht 2024

Sipas të dhënave, ngritja e çmimeve është nxitur kryesisht nga:

  • Energjia elektrike (+17,1%)

  • Pushimet e organizuara (+17,1%)

  • Kafja, çaji dhe kakao (+16,7%)

  • Pemët (+16,6%)

  • Mishi (+12,4%)

  • Perimet (+9,7%)

  • Qumështi, djathi dhe vezët (+8,2%)

  • Shërbimet hoteliere (+8,2%)

  • Shërbimet ambulantore (+7,3%)

  • Rritja mujore: Gusht 2025 / Korrik 2025

    Në raport me muajin korrik, inflacioni mujor arriti 0,5%, i ndikuar kryesisht nga:

    • Biletat e fluturimeve (+15,4%)

    • Qumështi, djathi dhe vezët (+2,4%)

    • Perimet (+1,2%)

    • Karburantet dhe lubrifikantët për transport personal (+0,8%)/Kujestari.info/.

Lexo më shumë

Të tjera