E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

1000 euro paga mesatare, synimet e Qeverisë së re të Shqipërisë

Ndaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të paraqesë të enjten në Parlamentin e Shqipërisë programin e qeverisë së re të tij për katër vitet e ardhshme.

Sipas një dokumenti të paraqitur nga Top Channel, që pasqyron programin e Qeverisë Rama, synohet rritja e dukshme e të ardhurave për kokë banori.

“Parashikohet që gjatë katër viteve të ardhshme të ardhurat për frymë të shkojnë në 15 mijë euro, pesëfishi i atyre që ishin një dekadë më parë. Rroga mesatare parashikohet të kalojë kufirin e 1 mijë eurove, ndërkohë që rroga minimale vitin e ardhshëm do të bëhet 500 euro. Sa i përket pensioneve deri në 2030 parashikimi i qeverisë është që pensioni mesatar të jetë 400 euro dhe ai minimal 200 euro”, thuhet në këtë dokument, citon Top Channel.

Sipas raportimeve, një fokus i rëndësishëm do të jetë edhe investimi në infrastrukturë.

“Autostrada Tiranë – Durrës do të përfundojë sipas të gjithë parametrave dhe standardeve të dy loteve të para, brenda mandatit të katërt. Vepra të tjera si Kombinat – Ndroq – Plepa, Maqellarë – Peshkopi, Qukës – Qafë Plloçë, Berat – Ballaban përfundojnë brenda vitit 2025”, thuhet në programin e Qeverisë që do të votohet në Parlament.

Lexo më shumë

Të tjera