MInistri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, njoftoi sot se duke filluar nga ky muaj, shuma e asistencës sociale do të rritet për 20% për të gjitha familjet që janë përfituese të asistencës sociale.
“Rritjen ekonomike dhe rritjen e buxhetit ne si Qeveri çdoherë e kemi ndarë me qytetarin, e sidomos me ata që kanë më së shumti nevojë”, shkroi Murati në facebook.
Sipas njoftimit, nga kjo rritje përfitojnë familjet që aktualisht janë në skemën e asistencës sociale të rregullt, si dhe familjet që janë në skemën pilotuese të Reformës Sociale (SAS).