Ish-Presidentja Vjosa Osmani, në deklarimin vjetor të pasurisë, ka deklaruar mëditje në vlerë 10 mijë e 305 euro, nga udhëtimet zyrtarë jashtë vendit, krahas pagës në vlerë 33 mijë e 248 euro që e merrte si Presidente.
Pronat tjera, një banesë në vlerë 60 mijë euro, shtëpi në Australi në vlerë 510 mijë euro, shtëpi tjetër në Australi në vlerë 170 mijë euro dhe një garazh kolektiv në vlerë 5 mijë euro, Osmani i ka deklaruar në emër të bashkëshortit, transmeton Frontonline.
Si para të gatshme, Osmani ka deklaruar 3 mijë e 115 euro nga pagat dhe mëditjet, ndërsa në emër të bashkëshortit rreth 750 euro.
Si detyrime financiare, kanë renditur 9 mijë euro si këste të pa paguara për punët shtesë të shtëpisë nga kompani të ndryshme, dhe 20 mijë e 500 euro tjera si huamarrje për pagesën e banimit në Melbourne.
Tek të hyrat vjetore të bashkëshortit, Osmani ka renditur 11 mijë e 350 euro nga paga dhe 11 mijë dollarë nga qiraja në Australi.