E mërkurë, 24 Qershor, 2026

KEDS gjobitet me 25 mijë euro për dallavere me njëhsorët

Ndaj

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ndaj KEDS është shqiptuar një gjobë tjetër në vlerë 25 mijë euro, lidhur me skandalin e njëhsorëve elektrikë, shkruan Reporteri.net.

Në njoftim theksohet se gjatë kontrolleve të realizuara së fundmi janë identifikuar edhe pesë njehsorë elektrikë me afat të skaduar të verifikimit metrologjik.

Ministria ka bërë me dije se verifikimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të garantimit të matjes së saktë të konsumit të energjisë elektrike, mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve dhe respektimit të standardeve ligjore dhe metrologjike në fuqi.

“Institucionet përgjegjëse mbeten të përkushtuara për të siguruar që çdo njehsor elektrik në përdorim të jetë i verifikuar dhe në përputhje me kërkesat ligjore, duke garantuar transparencë dhe besueshmëri në procesin e matjes së energjisë elektrike.

MINTI u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që posedojnë dëshmi apo dyshime lidhur me funksionimin e njehsorëve elektrikë të vazhdojnë t’i adresojnë ankesat dhe informacionet e tyre përmes numrit +383 (0) 46 311 000 në Viber, si dhe  përmes adresës elektronike [email protected]”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

Lexo më shumë

Të tjera