E mërkurë, 29 Prill, 2026

“Trepça” publikon shifra rekord të eksportit për Minierën Kishnicë & Artanë

Ndaj

Kompania Trepça ShPK ka publikuar të dhënat krahasuese të eksportit për katërmujorin e parë të viteve 2022–2026, ku Miniera me Flotacion Kishnicë & Artanë ka shënuar rritje të ndjeshme të prodhimit dhe eksportit, duke arritur nivelin më të lartë në vitin 2026.

Sipas shifrave të publikuara, gjatë katërmujorit të parë të këtij viti janë eksportuar 232.60 ton koncentrat plumbi (Pb) dhe 477.26 ton koncentrat zinku (Zn), duke e bërë vitin 2026 periudhën më të suksesshme në krahasim me vitet paraprake.

Në krahasim me vitin 2025, kur ishte raportuar vetëm eksport i zinkut prej 69.96 tonësh dhe pa eksport të plumbit, rritja e sivjetme paraqet një kthesë të madhe në performancën e minierës.

Nga kompania vlerësohet se ky trend pozitiv lidhet me rritjen e kapaciteteve prodhuese, përmirësimin e proceseve të punës dhe orientimin më të madh drejt tregjeve ndërkombëtare.

Të dhënat e vitit 2026 konsiderohen si sinjal i rikthimit të fuqishëm të potencialit eksportues të kësaj njësie minerare në kuadër të Trepça ShPK.

Lexo më shumë

Të tjera