E hënë, 4 Maj, 2026

Subvencionet e Ministrisë për blegtorët – ja sa paguhet për lopët qumështore dhe buallicat?

Ndaj

Minisria Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të ditura pagesat direkte (subvencionet) në bujqësi për vitin 2026.

Subvencione nga Ministria e Bujqësisë do të ketë edhe për Blegtorinë dhe Qumështin.

Sipas MBPZHR-së, blegtorët do të mbështetën me 90 euro për krerë të lopëve, derisa, për qumështin do të subvencionohen me 0.07 cent për një litër qumësh ekstra, derisa me 0.04 cent për litër të klasit të parë.

Më poshtë çmimet:

BLEGTORIA

3.1 Blegtoria bazë dhe riprodhimi

3.1.1 Lopët qumështore – Mbështeten me 90 €/kokë për të nxitur prodhimin vendor të qumështit dhe formalizimin e sektorit.

3.1.2 Mëshqerrat për riprodhim – Mbështeten me 60 €/kokë për të forcuar kapacitetet riprodhuese të fermave.

3.1.3 Viçat – Mbështeten me 30 €/kokë për zhvillimin e sektorit të mishit dhe ripërtëritjen e tufës.

Buallicat – Mbështeten me 180 €/kokë për ruajtjen dhe zhvillimin e këtij sektori specifik blegtoral.

3.1.4 Delet dhe dhitë – Mbështetja për delet dhe dhitë për mbarështim është 30 €/kokë, me fokus në zonat rurale dhe malore.

3.2 Shpezëtaria

3.2.1 Pulat dhe brojlerët – Pulat mbështeten me 0.50 €/kokë dhe brojlerët me 0.20 €/kokë, për të mbështetur prodhimin vendor të vezëve dhe mishit të shpezëve. Ky sektor mbështetet për shkak të rolit të rëndësishëm në furnizimin e tregut vendor me proteina shtazore dhe potencialit për rritje të prodhimit vendor.

3.3 Derrat

3.3.1  Dosat për riprodhim mbështeten me 25 €/kokë për stabilizimin e sektorit të derrtarisë, rritjen e prodhimit vendor dhe forcimin e kapaciteteve riprodhuese në fermat blegtorale.

  1. CILËSIA DHE DIVERSIFIKIMI I PRODHIMIT

4.1 Cilësia dhe formalizimi i prodhimit të qumështit

Qumështi – Pagesa realizohet sipas klasës së cilësisë:

  • 0.07 €/litër për Klasën Extra
  • 0.04 €/litër për Klasën I
  • 0.02 €/litër për Klasën II

 

Lexo më shumë

Të tjera