E martë, 5 Maj, 2026

Sekuestrohen rreth 100 mijë euro që dyshohet se u përfituan nga krimet kibernetike

Ndaj

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjermane është mundësuar identifikimi dhe sekuestrimi i pasurisë që dyshohet së është përfituar përmes veprimtarive kriminale e që ka të bëjë me mashtrim kompjuterik.

Pasuria e sekuestruar është në vlerë rreth 100 mijë euro. Po ashtu është lëshuar edhe urdhër ndalues për këtë pasuri për të cilën janë njoftuar edhe bankat në Kosovë.

“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Prokurori i Shtetit, pasuria e sekuestruar, në vlerë rreth 100.000 (njëqind mijë) euro, dyshohet se buron nga veprimtaria e kundërligjshme e të dyshuarve. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është lëshuar urdhër ndalues për këtë pasuri, për të cilin janë njoftuar edhe bankat komerciale në Kosovë. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, në veçanti të krimeve kibernetike”, thuhet në njoftim.

Të dielën, nën dyshimin për mashtrim kompjuterik Policia e Kosovës arrestoi dy persona të dyshuar. Po ashtu u bastisën dy lokacione në fshatin Samadraxhë të Suharekës dhe tri lokacione të tjera në Prishtinë.

Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan mbi 48 mijë euro para të gatshme, dhjetë vetura në vlerë rreth 1 milion euro si dhe pajisje elektronike si prova.

Lexo më shumë

Të tjera