Dimal Basha është kryetari i ri i Kuvendit të Republikës së Kosovës, pasi mori votat e 73 deputetëve, disa prej tyre edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, raporton Kujdestari.info.
Por, sa është i pasur kryetari i ri i Kuvendit, në bazë të deklarimit të pasurisë që e ka bërë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Basha në APK ka deklaruar 1,500 euro para të gatshme në një llogari, derisa edhe 500 dollar tjera në një llogari tjetër.
Po ashtu, Basha ka deklaruar edhe 14 mijë e 810 euro Kontribute në TRUST.

Kurse, të hyra ka deklaruar pagë vjetore prej 23 mijë e 68 euro nga Kuvendi i Kosovës.
Ndërsa, për vitin 2025 ka deklaruar edhe mëditje që ka marrë për vizitat jashtë vendit, si në Moldavi ku i ka marrë 152 euro
Po ashtu, ka deklaruar dy vetura, një të përbashkët prej 7 mijë euro dhe një tjetër e bashkëshortes në vlerë prej 5 mijë euro.
Ndërsa, ka deklaruar edhe metale të çmuara dhuratë e blerë me kesh në vitin 2004, në vlerë prej 5 mijë euro.
