E martë, 14 Prill, 2026

Rënia e çmimit të naftës, ja sa kushton sot në Kosovë një litër

Ndaj

Pas disa ditësh me çmim mbi 1.8 euro për litër, nafta ka nisur “të lirohet”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, një litër naftë të martën (14 prill) mund të shitet maksimalisht me çmim prej 1.78 euro.

Një ditë më parë ishte 1.84 euro.

Benzina (1.44 euro) dhe gazi (89 centë) kanë mbetur njësoj.

Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.

Pasi u arrit armëpushimi javën e shkuar, çmimet në bursë ranë, por në Kosovë lëvizën shumë pak.

Tani negociatat që nisen mes Iranit dhe SHBA-së kanë dështuar pasi palët nuk kanë arritur të dakordohen për një marrëveshje.Mund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎* REPUBLIKA REPUBLIKAEKOSOVES E KOSOVES MINISTRIA MINISTRIAEINDUSTRISE, EINDUSTRISE NDERMARRESISE, TREGTISE DHE INOVACIONII 金年金 فنالار Bazuar në vendimin e MINTI-t, të datës 05.04.2026 për çmimet maksimale të lejuara për derivatet c naftës për datën 14.04. 14.04.2026: 2026: 14. Nafta (dizel): 1.78 euro/ uro/litër; Benzina: 1.44 euro/litër; euro /litër; ·Gas: 0.89 euro /litër. Ankesat e qytetarëve mund adresohen ne: kousumatori@rks-gov.net konsumato rks-gov rks- net ose ne nr. tel.: 0800 11000‎"‎

Lexo më shumë

Të tjera