E hënë, 20 Prill, 2026

Qeveria miraton nismën për grantin 5 milionësh për përmirësimin e rrjetit të transmisionit

Ndaj

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, KOSTT-it dhe KfW-së, për Zhvillimin e Sektorit të Energjisë (Faza VII), që synon përmirësimin e rrjetit të transmetimit, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se vlera e grantit është 5 milionë euro dhe se mjetet do të shfrytëzohen për rritjen e kapaciteteve në këtë sektor.

“Në kuadër të bashkëpunimit financiar me donatorët bilateral, të institucioneve ndërkombëtare financiare, parasheh të negociojmë marrëveshjen e grantit për projektin zhvillimi i sektorit të energjisë, faza e shtatë, përmirësimi i rrjetit të transmisionit. Vlera e grantit është pesë milionë euro dhe do të kanalohet plotësisht te agjencia ekzekutuese e projektit që në këtë rast është ndërmarrja KOSTT. Ky grant do të rrisë fondet në dispozicion për projektin e përmirësimit të rrjetit të transmisionit me KOSTT”, tha ai.

Lexo më shumë

Të tjera