Aktuale

Ndahen edhe 2.5 milionë euro për subvencionimin e librave

Nga Kujdestari Media

Qeveria e Kosovës ka ndarë edhe 2.5 milionë euro për blerjen e librave shkollor për vitin akademik 2025/2026, shkruan Kujdestari.info.

Me këtë shumë të ndarë është përmbyllur subvencionimi i nxënësve për blerjen e librave.

“U ndanë 2.5 milionë euro për blerjen e librave dhe materialeve shkollore për vitin shkollor 2025/2026, duke përmbyllur subvencionimin e plotë për nxënësit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.