E mërkurë, 15 Prill, 2026

Nafta deri në 1.89 euro, MINTI përcakton çmimet e reja të derivateve për sot

Ndaj

Ministria e Tregtisë ka publikuar çmimet me të cilat sot mund të shiten nafta, benzina e gazi në territorin e Republikës së Kosovës.

Çmimet e naftës të premten në Kosovë kanë shënuar rënie për dy cent për litër krahasuar me një ditë më herët.

Nga 1.91 euro për litër sa ishte të enjten çmimi i naftës, të premten ky çmim është 1.89 euro për litër.

Çmimi i benzinës ka mbetur i njëjtë, 1.47 euro për litër, ndërkaq gazi 0.82 euro për litër.

Rritja e çmimeve të naftës tashmë ka filluar të reflektohet edhe në çmimet e tjera të konsumit.

Nafta nisi të shtrenjtohet më 28 shkurt kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin. Në kundërpërgjigje, Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit, që shfrytëzohet si rrugë për 20 për qind të naftës në nivel botëror.

Lexo më shumë

Të tjera