E mërkurë, 29 Prill, 2026

MINTI ndan mbi 2.6 milionë euro për zhvillimin e Parkut Industrial në Lipjan

Ndaj

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka nënshkruar marrëveshje me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për përkrahjen e projektit dhe vazhdimin e punimeve në Parkun Industrial në Lipjan.

Sipas ministres, kjo marrëveshje parasheh mbështetje financiare në vlerë prej 2,672,554.61 euro për ndërtimin e infrastrukturës fizike të parkut, në kuadër të fazës së pestë të projektit, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset dhe qytetarët e kësaj komune, si dhe për zhvillimin industrial të vendit në përgjithësi.

Ministrja theksoi se gjatë vizitës së saj të mëhershme në Lipjan ka parë nga afër potencialin që ofron ky park, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 56 hektarësh dhe tashmë ka biznese operative, përfshirë edhe një që eksporton produktet e veta në tregun amerikan.

Ajo bëri të ditur se punimet në park do të vazhdojnë me intensitet, ndërsa angazhimi i ministrisë mbetet për ta shndërruar këtë hapësirë në një qendër të rëndësishme industriale.

Lexo më shumë

Të tjera