Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot nga ora 11:00 në seancë plenare, ku në rend dite do të jetë çështja e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët.
Kërkesa për mbajtjen e kësaj seance është bërë nga opozita, e cila ka kërkuar diskutim lidhur me rritjen e çmimeve dhe ndikimin e tyre tek qytetarët.
Njoftimi i Kuvendit:
- Seancë e jashtëzakonshme plenare
- Vendi: Salla e Kuvendit
- Koha: 11:00
- Rendi i ditës
- Çmimi dhe faturimi i energjisë elektrike për konsumatorët.