E hënë, 4 Maj, 2026

Kosova fiton të drejtën e votës në ERRA, pranohet anëtare e plotë në rrjetin rajonal të energjisë

Ndaj

Në Asamblenë e Përgjithshme të Asosacionit Rajonal të Rregullatorëve të Energjisë – (Energy Regulators Regional Association – ERRA), të mbajtur më 28 prill 2026 në Bratislavë, Sllovaki,  Kosova është pranuar anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë ndërkombëtare të rëndësishme të rregullatorëve të energjisë, shkruan Kujdestari.info.

Kosova ka qenë anëtare e asociuar e ERRA-s që nga themelimi i saj. Anëtarësimi me të drejta të plota përfaqëson një arritje të rëndësishme institucionale, duke mundësuar pjesëmarrje të plotë në proceset vendimmarrëse, përfshirë të drejtën e votës, si dhe një rol më të fuqishëm në zhvillimin dhe avancimin e praktikave rregullatore në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Ky zhvillim dëshmon përkushtimin e qëndrueshëm dhe angazhimin aktiv të ZRRE-së në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare të rregullimit të sektorit energjetik, si dhe kontributin e vazhdueshëm të ekspertëve të saj në forumet profesionale dhe iniciativat bashkëpunuese të ERRA-s.

ZRRE mbetet e përkushtuar për të avancuar më tej kornizën rregullatore në Republikën e Kosovës, duke promovuar transparencë, qëndrueshmëri dhe integrim të tregut energjetik në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Nëpërmjet këtij anëtarësimi, ZRRE do të intensifikojë bashkëpunimin me homologët ndërkombëtarë dhe do të kontribuojë në mënyrë aktive në zhvillimin e politikave dhe mekanizmave që mbështesin një sektor energjetik të sigurt dhe të qëndrueshëm. /Kujdestari.info/

Lexo më shumë

Të tjera