E enjte, 30 Prill, 2026

Komisioni për Ekonomi dërgon në seancë për shqyrtim në lexim të dytë projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore

Ndaj

Komisioni për Ekonomi me të gjitha votat për ka miratuar dhe ka dërguar për në seancë projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg për shqyrtim në lexim të dytë.

Rozeta Hajdari kryetare e komisionit falënderoi deputetët që morën pjesë për ta arritur kuorumin.

“Faleminderit për pjesëmarrje që mundësuat kuorumin për mbajtjen e kësaj mbledhje. Sot kemi vetëm një pikë të rendit të ditës, që është shqyrtimi i raportit për lexim të dytë për Projektligjin nr.10/L-030 për Masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg”, tha Hajdari, raporton Ekonomia Online.

Lexo më shumë

Të tjera