Komisioni për Ekonomi u mblodh të martën për të shqyrtuar Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Ligjin për Energjinë.
Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit u shty për një ditë tjetër, ndërsa diskutimet për Ligjin për Energjinë u shoqëruan me kritika të opozitës për mundësinë e shkeljes së pavarësisë në sektorin e energjisë.
Deputetët opozitarë ngritën dyshime për centralizimin e çështjeve të energjisë dhe për konflikt interesi.
Ministrja Artane Rizvanolli kërkoi miratimin e ligjit deri më 31 qershor për të siguruar mbështetje nga BE, por opozita e refuzoi propozimin.
Diskutimet për këto ligje pritet të vazhdojnë në mbledhjet e ardhshme të Komisionit.
Ndiqeni kronikën në vijim:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës n