E enjte, 30 Prill, 2026

13 ndalime dhe 28 masa për parregullsi, Inspektorati i Punës tregon raportin e 48 orëve të fundit

Ndaj

Inspektorati Qendror i Punës ka realizuar një aksion të zgjeruar 48-orësh në sektorët me rrezikshmëri të lartë, me fokus kryesor në ndërtimtari në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas raportit zyrtar, janë kryer gjithsej 31 inspektime dhe 44 riinspektime, duke rezultuar me 13 masa ndalimi të punimeve.

Në 28 raste janë vendosur masa për eliminimin e parregullsive, ndërsa në disa subjekte është lejuar vazhdimi i punës pas plotësimit të kushteve ligjore.

Inspektorati ka bërë të ditur se janë dhënë edhe vërejtje për shkelje të ndryshme, ndërsa një pjesë e objekteve nuk kanë rezultuar me parregullsi.

Sipas autoriteteve, aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim forcimin e zbatimit të ligjit dhe përmirësimin e kushteve të punës në sektorët problematikë.

Lexo më shumë

Të tjera