Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për çmimet e derivateve, duke e cilësuar të dëmshëm për bizneset. Sipas tij, aktualisht çmimi i importit për naftën (dizelin) është 1.86 euro për litër, ndërsa bizneset obligohen që ta shesin po me të njëjtin çmim.
“Cmimet e derivateve sillen në Kosovë: Dizelli 1.86, Benzina 1.44. Çmimi i importit për Dizell : 1.86. Ky vendim është duke u respektuar, por është i gabuar dhe po i dëmton bizneset. Disa pika të karburanteve mund të bankrotojnë”, ka deklaruar Berjani raporton Frontonline.
Ai ka theksuar se një situatë e tillë nuk ndodh askund në botë, ku bizneset detyrohen të blejnë dhe të shesin produktin me të njëjtin çmim.
Pas një takimi dhe presionit nga Shoqata e Naftarëve, është kërkuar që Qeveria të rishqyrtojë urgjentisht vendimin, në të kundërtën, Berjani paralajmëron masa të tjera.
“Pas një takimi dhe presioni u kërkua që të ndryshohet ky vendim ose të protestohet”, ka shtuar ai.