Në Prishtinë është përuruar objekti i ri i shkollës së mesme të lartë profesionale “7 Shtatori, në profilet tregti, hoteleri dhe turizëm.
Ky projekt është financuar nga Komuna e Prishtinës dhe Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim dhe Zhvillim (LuxDev).
Ne përurimin e objektit të ri të kësaj shkolle kanë marrë pjesë kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama dhe ambasadori i Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, ku u tha se ky është një hap i madh për arsimin profesional.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se gjeneratat të cilat do të dalin nga kjo shkollë do t’iu shërbejnë edhe nevojave të kryeqytetit.
Edhe ambasadori i Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz tha se kjo shkollë profesionale ka rëndësi të madhe.
Lah Nitaj, i cili është përfaqësues nga Ministria e Arsimit tha se të rinjtë e të rejat të cilët vijojnë mësimin në këtë shkollë do të ndihmojnë ekonominë e institucioneve të vendit.
Pas përurimit të objektit të ri të shkollës, drejtoresha e shkollës “7 Shtatori”, Hatixhe Retkoceri tha se kjo shkollë do të bëhet një qendër shembullore e dijes dhe profesionalizmit.
Objekti i ri i shkollës së mesme të lartë profesionale “7 Shtatori”, në profilet tregti, hoteleri dhe turizëm është investim prej 2.2 milionë euro.