E premte, 1 Maj, 2026

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për shtrenjtimin e naftës, opozita kërkon ndërhyrje urgjente

Ndaj

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme.

Kjo është kërkuar nga LDK-ja, me mbështetjen edhe të deputetëve të partive të tjera opozitare, PDK dhe AAK.

Pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i një rezolute “për rritjen e çmimeve të naftës, mungesës së ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimit të drejtpërdrejtë në koston e jetës, si dhe stabilitetin ekonomik të vendit”.

Seanca do të mbahet me fillim prej orës 11:00.

Shefja e deputetëve të LDK-ë, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se është urgjente ndërhyrja e ekzekutivit për rastin e rritjes së çmimeve.

“Lidhja Demokratike e Kosovës me përkrahje edhe të deputetëve të PDK-së dhe AAK-së ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për rritjen e çmimit të naftës. Nafta po shtrenjtohet çdo ditë. Çmimet po rriten. Derisa, qytetarët po varfërohen. E Qeveria? Spektatore. Kërkojmë veprime të menjëhershme. Transparencë. Masa konkrete. Qytetarët nuk janë bankomat i Qeverisë!” ka shkruar shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku.

Lexo më shumë

Të tjera