E enjte, 19 Shkurt, 2026

Kurti: Kosova ofron mundësi të mira për të bërë biznes

Ndaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar se Kosova ofron mundësitë më të mira për të bërë biznes, shkruan Kujdestari.info.

Këto komente Kurti i bëri në takim me drejtorin Ekzekutiv të Raiffeisen Bank International, Johann Strobl dhe Shefen Ekzekutive të Raiffeisen Bank në Kosovë, Anita Kovaçiq, me të cilët bisedoi për zhvillimet financiare dhe bankare, për ekonominë e vendit dhe rajonit, dhe për mundësitë e mira që Kosova ofron për të bërë biznes.

“Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e stabilitetit bankar dhe transparencës financiare për tërheqjen e investimeve të huaja dhe për mbështetjen e ndërmarrjeve vendore. Ai vlerësoi se Kosova ka potencial të madh zhvillimor dhe theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve publike dhe sektorit bankar”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Po ashtu, Kryeministri nënvizoi gjithashtu rolin vendimtar të diasporës, e cila përveç remitancave, sjellë kapital investues, përvojë profesionale dhe rrjete ndërkombëtare që janë thelbësore për rritjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Lexo më shumë

Të tjera