E premte, 1 Maj, 2026

Imer Raçi: Pagat rriten e standardi jetësor qëndron në vend

Ndaj

Sipas te dhënave te ASK-se dhe analizave te mia ekonomike, paga mesatare është rritur nga 403 euro në 639 euro. Megjithatë pas korrigjimit me inflacion për periudhën 2012-2024,rritja reale është vetëm 5.6%.

 

Pas pyetjes së bërë si anketë në Instagram Story dhe Story StrawPoll me pyetjen “A e ndjeni rritjen e pagave në të ardhurat tuaja”, përgjigjet treguan se 54.79% e pjesëmarrësve nuk e ndjenë rritjen e pagave, ndërsa vetëm 45.21% e kanë përceptuar një ndikim pozitiv. Edhe në bazë të asaj që kam nxjerrë si mesatare, rritja e pagës nga 2012-2024 është vetëm 5.60% e që nuk është që ka ndikuan në ndryshimin e jetës.

Edhe pse paga mesatare është rritur ne shifra, nga 403 euro në 639 euro, qytetarët nuk e kanë ndier rritjen në standardin jetësor. Arsyeja kryesore lidhet me inflacionin dhe rritjen së kostos se jetës, të cilat kanë neutralizuar efektin e rritjes nominale të pagës.

Shporta e qytetarit nuk u pasurua, por u rriten numrat.

Kjo tregon se rritja nominale e pagave nuk është ndjerë në jetën reale të qytetarëve për shkak të inflacionit dhe rritjes së çmimeve të konsumit.

 

Nëse e shikojmë si raport se paga është rritur nga 403 euro në 639 euro, që nga viti 2014 deri ne vitin 2024 I bien një rritje 38.68%, mirëpo kjo rritje nuk mund të merret si rritje reale nëse nuk e zbresim inflacionin I cili ka ndryshuar nëpër vite, pra duhet çdo herë rritjes së pagës të ia zvogëlojmë inflacionin që të kemi një paraqitje reale të rritjes së pagës e e cila është nga 2014 deri sot vetëm 5.60%.

Lexo më shumë

Të tjera