Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë–Suedi kanë dalë në shitje të premten, më 22.08.2025.
Dardanët do të nisin kampanjën kualifikuese shtator, me ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin B, e cila luhet me 5 shtator në udhëtim ndaj Zvicrës.
Tri ditë më vonë, më datë 8 shtator 2025, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, Kosova do të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Suedisë.
Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 10 euro, Lindje 20 euro, Perëndim 30 euro dhe VIP 100 euro.
FFK ka njoftuar se biletat blihen përmes platformës online në linkun: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do