E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike në Kosovë

Ndaj

Bashkimi Evropian ka disbursuar 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023). Lajmi u bë i ditur nga Zyrëa e BE- së përmes një postimi në Facebook, ku theksohet se kjo mbështetje është pjesë e përkushtimit për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër në Kosovë.

“BE-ja qëndron pranë Kosovës dhe popullatës së saj në rrugën drejt energjisë së qëndrueshme, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike,” thuhet në njoftim.

 

Sipas zyrës së BE-së në Kosovë, deri më tani me mbështetjen në vlerë prej 75 milionë eurosh, mbi 200,000 familje kanë marrë ndihmë për faturat e energjisë, mbi 3,600 shtëpi janë rinovuar për efiçiencë të energjisë ndërsa 28 objekte banesore të familjeve të cenueshme janë në rinovim e sipër.

Gjithashtu bëhet e ditur se mbi 40,000 familje dhe 154 biznese janë mbështetur me pajisje solare dhe pajisje me energji efiçiente.

Lexo më shumë

Të tjera