Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj 38 të pandehurve për dëmtim të institucioneve financiare në vlerë prej 300 mijë eurosh.
Lidhur me rastin njoftohet se janë dëmtuar katër institucione financiare.
“Nga hetimet është vërtetuar se nga aktivitetet kriminale të pandehurve kanë qenë të dëmtuar katër institucione financiare/bankare, ku vlera e dëmit arrin shumën prej rreth 300,000 euro, dëm i shkaktuar para se të raportohet në Polici dhe Prokurori, që në momentin e inicimit të hetimeve, kemi arritur të ndalojmë shkaktimin e mëtejmë të dëmit”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë.