Sipas shifrave të Bankës Qendrore të Kosovës për mars 2026, pagesat e klientëve në vend kanë arritur në 8.336.989 transaksione, me vlerë totale prej rreth 3.67 miliardë eurosh. Krahasuar me marsin e vitit 2025, numri i pagesave është rritur për rreth 41%, ndërsa vlera për afro 20%, shkruan Kujdestari.info.
Rritja më e dukshme shihet te përdorimi i shërbimeve digjitale. Në mars 2026, Kosova kishte 2.904.932 llogari klientësh, prej tyre 1.261.571 me qasje në e-banking. Kjo do të thotë se rreth 56% e llogarive rrjedhëse tashmë kanë qasje në internet banking. (DOKUMENT)
Edhe kartelat bankare kanë vazhduar zgjerimin. Numri i përgjithshëm i kartelave ka arritur në 1.874.001, ndërsa terminalet POS kanë shkuar në 31.187. Vetëm pagesat me kartela në terminale POS në mars ishin 6.037.073 transaksione, rreth 34% më shumë se në mars 2025.
Shifrat tregojnë se paraja fizike po humb gradualisht terren. Pagesat online, e-commerce dhe kuletat digjitale po bëhen pjesë e përditshmërisë ekonomike në Kosovë. Në mars, pagesat përmes e-commerce arritën në 252.264 transaksione, ndërsa kuletat digjitale në 251.870 transaksione. /Kujdestari.info/