Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se pagesat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetje të njëhershme për punëtorët e sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, tashmë janë ekzekutuar.
Sipas tij, këto pagesa janë realizuar ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga institucionet përgjegjëse, duke përmbyllur kështu fazën për përfituesit e këtij segmenti të pakos.
Ndërkohë, Murati njofton se për masën e mbështetjes së studentëve, komisioni vlerësues është ende në proces pune. Ai thekson se lista e përfituesve për këtë kategori do të finalizohet dhe do të bëhet publike sapo të jetë gati për ekzekutim.
Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa masa përmes pakos së inflacionit me qëllim lehtësimin e barrës financiare për kategori të ndryshme sociale, përfshirë punëtorët e sektorit privat dhe studentët. /Kujdestari.info/