Përfaqësuesi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti në një prononcim për “Front Online” ka shprehur shqetësimin për rritjen e vazhdueshme të çmimeve të shërbimeve nga bankat në Kosovë.
Sipas Ahmetit, bankat kanë nisur rritjen e çmimeve që nga viti i kaluar.
Ai thotë se këtë çështje e kanë adresuar edhe tek guvernatori i BQK-së.
“Rritja e vazhdueshme e çmimeve të shërbimeve të bankave është duke e përcjellë vendin tash e një kohë të gjatë. Që nga viti i kaluar, bankat kanë filluar t’i rrisin çmimet. Ne kemi shprehur shqetësimin tonë edhe te guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës dhe kemi kërkuar që të merren vendime për t’i parandaluar këto rritje”, deklaroi Ahmeti.
Ahmeti shprehet se qytetarët po përballen me barrë të dyfishtë financiare.
“Në njërën anë rritën normat e interesit dhe tjetrën anë rritja e çmimit të shërbimeve dhe ne nuk kemi asnjë arsyetim se pse po ndodh kjo”, ka thënë Ahmeti.