E hënë, 15 Qershor, 2026

Rreth 744 milionë euro të tërhequra nga Trusti në dekadën e fundit

Ndaj

Nga viti 2015 deri në vitin 2025, nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës janë tërhequr gjithsej rreth 744 milionë euro nga mijëra përfitues, raporton Kujdestari.info.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm përgjatë periudhës 2015-2025, rreth 546 milionë euro janë tërhequr nga 72,745 përfitues të pensionit, në kuadër të tërheqjeve normale për pensionim.

Përveç kësaj shume, një pjesë e konsiderueshme e kursimeve është tërhequr edhe gjatë periudhës së pandemisë. Në fund të vitit 2020 dhe në fillim të vitit 2021, janë tërhequr rreth 198 milionë euro nga 427,363 qytetarë, pas ndryshimeve ligjore të miratuara në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike nga COVID-19, që mundësoi tërheqjen e 10 për qind të kursimeve pensionale.

Në total, për këtë periudhë dhjetëvjeçare, shuma e përgjithshme e tërhequr nga kursimet pensionale arrin në rreth 744 milionë euro. /Kujdestari.info/

Lexo më shumë

Të tjera