Zyra Kombëtare e Auditimit ka konstatuar se KEK nuk ka arritur ta përditësojë regjistrin e pasurive dhe në evidenca vazhdojnë të figurojnë prona që nuk janë të KEK-ut, përfshirë pesë prona të transferuara te Infrakos në vlerë 7.8 milionë euro, 11 parcela me vlerë 866 mijë euro dhe prona “Mali i Pyllëzuar” në Podujevë me vlerë 5 milionë euro, që sipas auditimit nuk i takon KEK-ut. Po ashtu janë evidentuar mungesa dhe përshkrime të paplota të pasurive.
Zyra Kombëtare e Auditimit ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën si KEK menaxhon pasuritë milionëshe. Sipas raportit të auditimit për vitin 2025, korporata nuk ka arritur të përditësojë regjistrin e pasurive, ndërsa në evidenca vazhdojnë të figurojnë prona që nuk janë në pronësi të saj.
Auditimi evidenton pesë prona të transferuara te Infrakos në vlerë prej 7.8 milionë eurosh, 11 parcela me vlerë 866 mijë euro dhe pronën “Mali i Pyllëzuar” në Podujevë me vlerë 5 milionë euro, e cila sipas dokumenteve nuk i takon KEK-ut. ZKA paralajmëron se mungesa e harmonizimit të regjistrit rrit rrezikun e keqmenaxhimit dhe pasaktësive në pasqyrat financiare. /Kujdestari.info/