Sistemi i prokurimit publik në Kosovë gjatë vitit 2025 është karakterizuar nga një volum i madh aktivitetesh, por njëkohësisht edhe nga një numër i lartë ndërhyrjesh, korrigjimesh dhe kontestimesh. Të dhënat e raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik japin një pasqyrë të qartë numerike për përmasat reale të këtij fenomeni, shkruan Kujdestari.info.
Mbi 6 mijë tenderë të shpallur brenda vitit
Sipas raportit, gjatë vitit 2025 janë publikuar: 6,424 njoftime për kontratë (tenderë)
Kjo shifër përfaqëson bazën e gjithë sistemit të prokurimit dhe tregon për një nivel të lartë aktiviteti institucional në menaxhimin e fondeve publike.
Paralelisht, janë publikuar edhe:
5,849 njoftime për dhënie kontrate
7,577 njoftime për nënshkrim kontrate
Këto tregojnë për numrin e procedurave që kanë arritur deri në fazën përfundimtare të kontraktimit.
Ndërhyrje të shpeshta: mbi 2 mijë korrigjime
Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e tenderëve nuk kanë kaluar pa probleme gjatë fazës së zhvillimit.
Raporti evidenton 2,046 korrigjime të njoftimeve të publikuara (B54)
Këto korrigjime lidhen me ndryshime në dokumentacionin e tenderëve, kriteret apo kushtet e procedurës, shpesh pas publikimit fillestar.
Në krahasim me vitet paraprake:
2023: 2,156 korrigjime
2024: 1,915 korrigjime
2025: 2,046 korrigjime
Kjo tregon se ndërhyrjet mbeten në nivele të larta dhe të qëndrueshme.
Mijëra kontestime nga operatorët ekonomik
Një tjetër tregues i rëndësishëm janë kërkesat për rishqyrtim dhe ankesat.
Gjatë vitit 2025 janë regjistruar:
3,706 kërkesa për rishqyrtim në autoritetet kontraktuese
1,236 ankesa në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP)
Në total, mbi 4,900 procedura janë kontestuar.
Në krahasim me vitet paraprake:
2023: 3,289 kërkesa për rishqyrtim
2024: 3,628 kërkesa
2025: 3,706 kërkesa
Trend në rritje që tregon shtim të pakënaqësisë dhe mosmarrëveshjeve në proces.
Anulimet mbeten në nivel të lartë
Raporti evidenton gjithashtu një numër të konsiderueshëm anulimesh:
- 2,512 njoftime për anulim të aktiviteteve të prokurimit
Edhe pse ka një rënie të lehtë krahasuar me vitet e kaluara:
2023: 2,746 anulime
2024: 2,718 anulime
2025: 2,512 anulime
Numri mbetet i lartë, duke reflektuar probleme të vazhdueshme në përgatitjen dhe zhvillimin e procedurave.
Pjesëmarrja në treg: mbi 23 mijë oferta
Sa i përket pjesëmarrjes së operatorëve ekonomik janë dorëzuar 23,681 oferta në të gjitha aktivitetet e prokurimit
Ndërkohë, gjatë procedurave janë bërë 2,950 kërkesa për sqarime dhe informacione shtesë
Këto kërkesa zakonisht lidhen me paqartësi në dokumentacionin e tenderëve dhe nevojën për interpretim të kushteve.
Treues shtesë të aktivitetit
Raporti përfshin edhe të dhëna të tjera:
- 173 njoftime paraprake
- 37 konkurse projektimi
- 25 rezultate të konkurseve të projektimit
Këto tregojnë diversitetin e aktiviteteve në prokurim publik.
Nëse analizohen në tërësi, të dhënat për vitin 2025 tregojnë rreth 1 në 3 tenderë përballet me korrigjime, mijëra procedura përfundojnë në kontestim, dhe mbi 2,500 aktivitete anulohen brenda një viti.
Shifrat e raportit të KRPP-së për vitin 2025 nuk lënë shumë hapësirë për interpretim: sistemi i prokurimit publik operon me një nivel të lartë ndërhyrjesh dhe korrigjimesh.
Një volum i tillë tregon për një sistem aktiv, por njëkohësisht të ngarkuar me probleme strukturore që reflektohen në çdo fazë të procesit. /Kujdestari.info/