E enjte, 16 Prill, 2026

Rritja e nivelit të sigurisë, ministria e Punës me aksion të jashtëzakonshëm të inspektimeve

Ndaj

Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare ka njoftuar se në bashkëpunim me Inspektorati Qendror i Punës do të nisë aksionin e jashtëzakonshëm të inspektimeve në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit, ky aksion ndërmerret në zbatim të vendimit të ministrit, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, duke u fokusuar veçanërisht në sektorët me rrezikshmëri të lartë, si ndërtimtaria dhe aktivitetet e ngjashme.

“Ky aksion ndërmerret në zbatim të vendimit të Ministrit, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, me fokus të veçantë në sektorët me rrezikshmëri të lartë, si ndërtimtaria dhe aktivitetet e ngjashme”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë

Të tjera