E martë, 14 Prill, 2026

Qebapa, kriptovaluta dhe dhurata, Binance mblodhi mijëra qytetarë përgjatë fundjavës në Prishtinë

Ndaj

Fundjava që lamë pas solli një gjallëri tjetër në Prishtinë. Nën diellin pranveror, brenda dy ditëve, më shumë se një mijë qytetarë u bën pjesë aktive e përjetimit të ngjarjeve unike të Binance, bursa më e madhe e kriptovalutave në botë sipas volumit të tregtimit dhe numrit të përdoruesve, i cili ndërthuri muzikën, qebapat, lojërat dhe shoqërinë me një temë gjithnjë e më aktuale: kriptovalutat.

Në qendër të Prishtinës, të shtunën, dhe në Gërmi, të dielën, kamioni i Binance u bë pikë takimi për njerëz të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Atmosfera ishte e gjallë dhe hapësirat vazhdimisht plot me vizitorë. Muzika, lojërat interaktive dhe bisedat e drejtpërdrejta me përfaqësuesit e Binance krijuan një ambient të hapur dhe të afërt për të gjithë. Mbi një mijë pjesëmarrës provuan lojërat e ofruara dhe u shpërblyen me produkte promocionale, duke marrë edhe dhurata unike si pjesë e përvojës.

Donjeta, 39 vjeç, kishte ardhur së bashku me djalin e saj të vogël. Ajo tregoi se më parë nuk kishte shumë njohuri për kriptovalutat, por interesi i djalit për teknologjinë e kishte nxitur edhe atë që të ndalej te kamioni i Binance. Sipas saj, kjo ishte një rast i mirë që të dy të mësonin më shumë për një fushë që po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në kohën aktuale.

Ndërkohë, Gentriti, 27 vjeç, tha se kishte marrë pjesë për mundësinë e informimit rreth investimit në kriptovaluta. Ai tha se e sheh këtë si një mundësi për të investuar në të ardhmen dhe shtoi se evente të tilla duhet të ketë më shumë nga Binance. “Duhet të ketë edhe investime më të gjëra nga të gjithë akterët e shtetit për këtë degë të ekonomisë sepse është pjesë e pandashme e të ardhmes së monedhave. Personalisht sot kam një interes më të madh edhe për faktin që shumë miq e familjarë të mi meren me kripto” ka shtuar ai.

Për Uratën, 25 vjeç, gjithçka nisi rastësisht. Ajo u tërhoq nga atmosfera dhe vendosi të ndalet, por përfundoi duke u bërë pjesë aktive e eventit. Urata u regjistrua në platformën e Binance dhe tregoi se, përpara kësaj përvoje, kjo i ishte dukur një botë e panjohur dhe e ndërlikuar. Pas bisedave me ekipin, ajo kuptoi se informimi mund të nisë hap pas hapi dhe se ekzistojnë burime, ndër to edhe Binance Academy, që e bëjnë këtë proces më të lehtë.

Pjesëmarrja e madhe gjatë dy ditëve dhe interesi i qytetarëve të moshave të ndryshme treguan se tema e kriptovalutave po zgjon vëmendje gjithnjë e më të madhe edhe te publiku më i gjerë në Kosovë.

Lexo më shumë

Të tjera