E mërkurë, 15 Prill, 2026

Pacolli merr vendim: Ndalohet betonimi i shtretërve të lumenjve në Kosovë

Ndaj

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka marrë një vendim të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit, duke ndaluar menjëherë betonimin e shtretërve të lumenjve në të gjithë territorin e Kosovës.

Ministrja Fitore Pacolli njoftoi se ky vendim synon t’i japë fund një praktike të vjetër që ka shkaktuar dëme të mëdha në natyrë dhe ka rritur rrezikun për përmbytje.

Sipas saj, përdorimi i betonit pengon shkëmbimin natyror të ujërave nëntokësore, dëmton habitatet e florës dhe faunës dhe përshpejton rrjedhën e ujit, duke rritur kështu rrezikun nga vërshimet.

Bëhet e ditur se vendimi nuk prek kontratat ekzistuese, por kërkon që ato të përshtaten me standardet mjedisore në fuqi. Ministria thekson se fondet publike do të përdoren vetëm për projekte që mbrojnë natyrën dhe sigurinë e qytetarëve.

Lexo më shumë

Të tjera