Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se KEDS është gjobitur me 40 mijë euro lidhur me dallaveret me njëhsorët.
KEDS-it është gjobitur edhe me 40 mijë euro nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit lidhur me parregullsitë e konstatuara në njehsorët elektrikë.
MINTI ka njoftuar se në mbledhjen e Këshillit për Mbrojtjen e Konsmatorit janë prezantuar informata lidhur me aksionet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, të fokusuara në monitorimin e çmimeve të derivateve, njehsorëve elektrikë dhe produkteve të qumështit me bazë bimore në treg.
Siopas rezultateve të verifikimit, vetëm gjatë dy ditëve të fundit, në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë janë verifikuar 19 njehsorë, prej të cilëve 7 kanë rezultuar pa afat të vlefshmërisë, ndërsa një njehsor është konstatuar pa lejim tipi.
“Raportet zyrtare të laboratorit janë proceduar në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut për ndërmarrjen e masave ligjore dhe shqiptimin e gjobave ndaj KEDS-it, në vlerë prej 40,000 eurosh”, thuhet në njoftim.
KEDS-i më herët pati njoftuar se do të dëmshpërblehen të gjithë konsumatorët e dëmtuar nga pasaktësitë e mundshme tarifore në faturimin e energjisë elektrike.
Më 4 maj KEDS-i është gjobitur me 90 mijë euro për herë të tretë gjatë këtij viti për parregullsi të tilla.
Gjobat u ndanë disa muaj pasi u raportua për parregullsi në njehsorët elektrikë, e më pas për këtë çështje alarmoi edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ndërkohë, në fillim të muajit prill, Prokuroria Themelore në Prishtinë e autorizoi Policinë të kryejë hetime lidhur me dyshimet për parregullsi në njehsorët elektrikë të shpërndarësit të rrymës.