E premte, 1 Maj, 2026

Demokraci Plus: Institucionet publike vazhdojnë praktikën e keqpërdorimit të Marrëveshjeve për Shërbime të Veçanta

Ndaj

Organizata Demokraci Plus (D+) ka reaguar publikisht duke ngritur shqetësime për vazhdimin e praktikës së institucioneve publike në përdorimin e Marrëveshjeve për Shërbime të Veçanta (MShV), të njohura si kontrata mbi vepër, për angazhime që sipas tyre duhet të mbulohen nga stafi i rregullt.

Sipas reagimit, rasti i fundit lidhet me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), konkretisht me një procedurë prokurimi (nr. 207-26-2738-2-1-1), ku parashihen angazhime me kohë të plotë deri në 36 muaj. D+ vlerëson se kjo praktikë bie ndesh me qëllimin e përdorimit të këtyre marrëveshjeve dhe ngre shqetësime serioze për ligjshmërinë e tyre.

Organizata i ka bërë thirrje MKRS-së që ta anulojë këtë procedurë, duke theksuar se përdorimi i kontratave të tilla për pozita të rregullta pune përbën keqpërdorim.

Po ashtu, D+ i ka bërë thirrje Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) që të ndërmarrë masa konkrete për të parandaluar praktika të tilla dhe për të siguruar zbatim të drejtë të legjislacionit në fuqi.

Sipas D+, adresimi i këtyre rasteve është i domosdoshëm për të rritur transparencën dhe për të garantuar integritet në menaxhimin e fondeve publike.

Lexo më shumë

Të tjera